Llazarevska: “Bisedimet me SASHK-un do të vazhdojnë, por e rëndësishme është që fëmijët u kthyen në shkolla”

“U bë mirë që sot nxënësit u rikthyen nëpër shkolla, procesi mësimor ka vazhduar ashtu siç duhet, pas pothuajse një mungese tre javore për shkak të grevës së SASHK-ut”, ka thënë Zhaklina LLazarevska, deputete nga radhët e LSDM-së.

Ndalimi grevës nga SASHK-u është një shenjë e mirë e cila tregon se rrugët drejt një dialogu që dërgon në zgjidhje të problemit janë të hapura. Të gjejmë një zgjidhje në interes të mësimdhenësve dhe nxënësve. Tanimë kemi një opsion për rritje të pagave me 12% si dhe marrëveshje kolektive për rritje të pagave për çdo vit.

“Qeveria e LSDM-së ka treguar vazhdimisht se përkrah dhe fuqizon procesin arsimor në vend si dhe mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Pagat për kuadrin arsimor tashmë janë rritur për 21%, për kujdestaret e fëmijëve në kopshte kemi paga më të larta për 16% ndërsa paga minimale është rritur për 100%, respektivisht nga 9000 në 18.000 denarë”, tha Llazarevska.

Ajo shtoi se dhe në kohën e krizës energjetike me të cilën po përballet vendi, LSDM ka arritur të kryej të gjitha obligimet pagesore ndaj mësimdhenësve dhe institucioneve edukative, për dallim nga ish pushteti i OBRM-PDUKM-së e cila për 11 vite rradhazi cënoi dhe nënçmoi figurën e mësimdhënësve, e tani tentoi ta politizoi edhe grevën e SASHK-ut.

Tani është koha që të gjithë palët e përfshira në këtë situatë të gjejnë një mënyrë dialogimi për një zgjidhje të duhur, në interes të tyre e posaçërisht nxënësve. Fëmijët duhet të kenë një proces të përshtatshëm arsimor dhe pa pengesa, u shpreh deputetja nga LSDM./Telegrafi/