Llavrov: Ka probleme, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë bënte fotografi me flamurin shqiptar në zyrë

Në kuadër të vizitës së tij në mbledhjen e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, ministri i jashtëm rus, Sergej Llavrov komentoi edhe gjendjen politike në Maqedoninë e Veriut. Llavrov në konferencën e tij për shtyp kritikoi Perëndimin se mbështet grupe të caktuara etnike në Ballkan.

“Unë mbaj mend shumë mirë, kur Maqedonia me vite është quajtur Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, FYROM në anglisht, ishte nënvlerësuese se si ishte, tani doli Maqedonia e Veriut, por ne jemi të vetëdijshëm. Maqedonia nuk do toka në Greqi apo diku tjetër, ne e dimë këtë, por varet nga maqedonasit, e mbaj mend para disa viteve, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, nuk e mbaj mend emrin, por ai bënte fotografi në zyrën e tij në Kuvend, në Maqedoni, në tavolinën e tij kishte flamurin shqiptar, pra ka probleme, dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Perëndimi mbështet disa grupe etnike në Ballkan dhe për disa marrin qëndrime agresive, diktatoriale”, deklaroi Lavrov.