“Llaskarca”, marsh përkujtimor i familjarëve të vi*ktimave

Familjarët që humbën të afërmit e tyre në aksidentin e Llaskarcës dy vjet më parë, marshuan nga pika pagesore në Gostivar deri para objektit të Komunës, në shenjë nderimi për 16 personat që humbën jetën në këtë tra*gjedi.

Marshuesit kërkuan nga Institucionet drejtësi për rastin ndërsa transportuesve u apeluan për kujdes me udhëtarët. Paraprakisht kreu i Gostivarit Arben Taravari bëri homazhe në Llaskarcë, ndërsa nga atje u shpreh i zhgënjyer me zvarritjen e procesit gjyqësor për këtë rast.