Llapjani që është i gatshëm të shkojë në Hagë në vend të Thaçit (VIDEO)

Kjo është njëra nga dhjetëra fotografit që ka me ish-presidentin, Hashim Thaçi. Për dashurinë që ka ndaj tij, Arsim Bajrami nga fshati Gërdoc i Podujevës pothuajse çdo javë shkruan nga një poezi për të. Por, ka raste që kur shikon ndonjë video të Thaçit, lotët e tradhtojnë.

Ai është në gjendje të bëj gjithçka për ish-presidentin e Kosovës. Madje, thotë se nëse do t’i mundësohej, do të ishte i gatshëm t’i lë tre fëmijët dhe gruan e tij në Kosovë dhe të shkojë në Hagë, në vend të Thaçit.