Llalla: “Bëhet gjithçka për interesa të ngushtë të Musa Xhaferrit”

Intelektuali shqiptar Arben Llalla përmes një interviste ekskluzive për InfoShqip ka komentuar në lidhje me ngjarjet dhe përplasjet e fundit që po ndodhin në kampin politik të BDI-së.

Llalla thotë se kjo është një luftë për interesa personale që nisi gjoja për të dhënë llogari për Ministrat dhe funksionarët e partisë, ku pastaj vazhdoi me idene që të shpëtojnë Ali Ahmetin nga Artan Grubi, por sipas Lallës në realitet e gjithë kjo luftë bëhet për interesat personale dhe milionat e Musa Xhaferit, që tani nuk ka as funksione politike dhe as funksione shtetërore, ku frikësohet se me vettingun që mund të bëhet në Maqedoninë e Veriu edhe mund ti sekuestrohet pasuria.

Llalla gjithashtu shton se: “Më vjen keq që disa persona dhe antarë të BDI-së i ndjekin këto drejtues ‘në tym’ ose në mjegull pa e ditur të vërtetën. Besoj duhet thënë fort se ky grup bëhet për interesa te ngushta të Musa Xhaferit që ka bërë gjith ato dëme gjatë kohës që ka qenë në pozitë, por që për fatin e keq i shkojnë pas si Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti”.
Në vazhdim mund të ndiqni videon e plotë me reagimin e historianit Llalla.