Llalla BDI-ja fituese me 11 deri me 13 deputet, PDSH-ja formon grup parlamentarë me 5 deputet

Historiani Arben Llalla i cili jeton dhe vepron në Tetovë, ka dhënë opinionin e tij për televizionin Faxnews në lidhje zgjedhjet presidenciale që do të mbahet me 15 korrik në Maqedoninë e Veriut transmeton Tetovasot.
Llalla u përgjigj se në këto zgjidhje pritet rikthim i fuqishëm në skenën politike të Partisë Demokratike Shqiptare të udhëhequr nga Menduh Thaçi.

“Partia tradicionale në Qeverinë e RMV-së, që participon prej 18 vitesh do të jetë fituese në kampin shqiptarë me rreth 11 deri në 13 deputet pasi është krijuar brezi i dytë që ajo bënë punësim në administratë shtetërore përcjellë Tetovasot. Ndërsa kemi një rritje të PDSH-së që udhëhiqet nga Menduh Thaçi dhe kjo parti do të krijoj grup parlamentarë prej pesë deputetësh. Kjo parti ka pas tre çarje të rënda dhe ka mbijetuar në skenën politike në bazë të organizimit që ka bërë partia e z.Thaçi,” u shprehë Llalla.