Lladrovci takon Artan Grubin: Qëndrueshmëria juaj në këtë rrugë, është dëshmi e rrugës së drejtë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar në Shkup, zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, duke cekur se në këtë shtet ka hov të ri në implementimin e premtimeve të dhëna nga BDI-ja gjatë fushatës zgjedhore.
Ramiz Lladrovci ka theksuar se “shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi”.

Postimi i Lladrovcit:
Maqedonia e Veriut, ka hov të ri në implementimin e premtimeve gjatë fushatës nga BDI-ja. Përfaqësimi, prezantimi dhe përmbajtja e projekteve, janë garanci e të ardhmes së shqiptarëve në trojet e veta. Respektimi i faktorit shqiptar, nuk është çështje dëshirash por implementim ligjesh në rrugën integruese. Shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi. Qëndrueshmëria Juaj në këtë rrugë, është dëshmi e rrugës së drejtë. Suksese!