Lladrovci për fotografinë e Thaçit në zyrë: S’ka bir nane që e zëvëndëson

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar raportimet e fundit se në zyrën e tij, është e vendosur vetëm fotoja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai me anë të telefonit ka treguar se prapa tij është e vendosur fotoja e presidentes, Vjosa Osmani, ndërsa në pjesënm tjetër të murit ishte i vendosur fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo, thotë se askush nuk mund ta zëvendësojë Hashim Thaçin.
“Nuk e di cka komentojnë, nuk i kam parë, por nuk ka bir none që e zavendëson Hashim Thaçin”, tha Lladrovci.