Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot aktorin me famë botërore, Jean-Claude Van Damme.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, Lladrovci ka publikuar një foto me aktorin belg duke e bërë me duar shqiponjën.
I pari i Drenasit ka bërë me dije se aktori është një mik i madh i shqiptarëve.
“Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë.Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar Lladrovci.