Ljupço Nikollovski nga Liqeni i Berovës na uron një fundjavë të këndshme në karantinë (FOTO)

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski shkaktoi revoltë në rrjetet sociale pasi publikoi një fotografi nga Liqeni i Berovës ku po qëndron ai kurse në një numër komunash vazhdon karantina prej 80-orëshe.

Këshillat nga mikja ime: Shkoni përpara. Ngadalë por me siguri. Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe ju përshëndes nga liqeni i bukur i Berovës, ka shkruar Nikolovski në Facebook.

Më 4 korrik, kur Qeveria njoftoi masën kufizuese për lëvizje në fundjavën e zgjatur, Nikolovski u dërgoi një mesazh qytetarëve përmes profilin e tij në Facebook:

Të gjithë duhet të respektojnë të gjitha masat – plotësisht. Ato janë një mjet themelor për zvogëlimin e përhapjes së infeksionit. Le të qëndrojmë të gjithë në shtëpi me familjet tona këtë fundjavë. Kemi duruar edhe momente më të vështira, së bashku do ta kalojmë edhe këtë.