Live në një intervistë televizive, Avdullah Hotit i shërbehet sendviq

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti për një kohë të gjatë ishte bërë temë e debatit në rrjetet sociale sa i përket ushqimit.
Në fakt, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kishte deklaruar se i pari i qeverisë sonë ushqimin e merr nga shtëpia dhe se nuk ushqehet në restorante.

Madje, ai kishte zbuluar se Hoti në të shumtën e rasteve në qeveri ushqehet me sendviçe. Kjo ka bërë që dy të tilla, t’i shërbehen edhe në emisionin “Prime Time” të Kanal 10.
“Driton Selmanaj gjithmonë ma merr gjysmën e sendviqit”, ka bërë shaka me këtë rast Hoti, i cili ka folur rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Ndiqeni videon:
https://www.facebook.com/watch/?v=211897753922737