Lista qytetare “Më mirë për Tetovën”, zbulohet kandidati i parë që garon për këshilltar komunal


Iniciative qytetare “Më mirë për Tetovën”  ditë më pare shpalosi para opinionit publik agjendën e tyre për të garuar për këshilltarë komunal në Këshillin e Tetovës.

Kandidati i parë që ka njoftuar se do t’i hyjë kësaj gare është Hamdi Sulemani i cili përmes rrjetit social facebook ka njoftuar opinionin:” 1 nga 31 këshilltarët  të Komunës së Tetovës…Më mirë për Tetovën”.

Hamdi Sulemani u bë i njohur në publik më iniciativën qytetare “Ta shpëtojmë Kodren e Diellit” ku ndërmori një sërë aktivitetesh për mbrojtjen e saj. Me profesion është arkitekt ku punon në zyrën e tij në Tetovë.