Lista paraprake e vendeve që do të lejohen të udhëtojnë në BE më 1 korrik, RMV-ja jashtë, Shqipëria dhe Kosova në listë

Të mbyllur në një sallë në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut të hapen më 1 korrik dhe se kush do të mbetet jashtë.

Lista ka nxitur tashmë polemika, pasi burime të brendshme zbuluan se Shtetet e Bashkuara – prekur më keqazi në mbarë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë të prekur nuk ishte në të.

Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet të jenë në listën që i ndalohet hyrja për shkak të përgjigjes që kanë pasur ndaj COVID-19.

Të enjten zyrtarët europianë dështuan të arrijnë në një vendim mbi vendet që nuk lejohet të hyjnë edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, ku një diplomat i BE i tha Euronews se zyrtarët nuk “arritën një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.

Euronews English siguroi draftin e plotë, nga burime diplomatike të BE, ku shfaqen vendet me të cilat do të hapen kufijtë e BE-së, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Burimet kanë hedhur dyshime gjithashtu për datën e hapjes, ku sugjerojnë se marrëveshjet nuk do të arrijnë të kapin këtë afat.

Lista e shteteve që do të lejohen të hyjnë në BE sipas draftit:

Shqipëria, Vatikani, Monako, Mali i Zi, Andorra, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Turqia, Kosova, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Turkmenistani, Vietnami, Kina, Tajlanda, Mjanmar, Mongolia, Japonia, Koreja e Jugut, Gjeorgjia, Butani, Libani, Indonezia, Uzbekistani, India, Taxhikistani, Kazakistani, Palau, Zelanda e Re, Australia, Dominika, Bahamas, Shën Luçia, Uruguai, Kuba, Gujana, Paraguai, Venezuela, Nikaragua, Kosta Rika, Kanada, Angola, Tunizia, Namibia, Uganda, Mozambiku, Mauritius, Zambia, Etiopia, Moroku, Algjeria, Egjipti, Ruanda.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut prej nesër do të hap plotësisht të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PRS dhe karantinë shtetërore.

Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.