“Lista e Shangait”, ndër 1000 të parët, asnjë universitet nga RMV


Është publikuar renditja e re Akademike e universiteteve në botë, e njohur si lista e Shangait.

Në renditjen e sivjetshme të 1000 institucioneve të arsimit të lartë, nga 2500 sa janë monitiruar gjithsej, në listë nuk ka asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut. Më lart renditen universitetet “Harvard”, “Stanford”, “Massachusetts Institute of Technology”, “Cambridge” dhe “Berkeley”.

Nga rajoni, mes vendeve 401 në 500 është renditur Universiteti i Beogradit, i cili është gjithashtu në vendin e parë në nivel kombëtar në Serbi, si dhe Universiteti i Lubjanës, që po ashtu mban në vendin e parë në nivel kombëtar në Slloveni. Në të njëjtën renditje është Universiteti i Zagrebit, që mban vendin e parë në nivel kombëtar në Kroaci. Universiteti i Novi Sadit renditet nga 900 deri në 1000 në listën e Shangait ose i dyti universitet kombëtar në Serbi.

Nga vendi 300 në 400 është Universiteti grek i Athinës, i pari në radhitjen kombëtare në Greqi, i ndjekur nga Universiteti i Selanikut nga vendi 500 në 600 në listën e Shangait, Universiteti i Kretës nga vendi 600 në 700, e Universiteti i Thesalisë renditet nga vendi 800 në 900.

Në renditjen e fundit të Qendrës për Renditjen e Universiteteve Botërore (CËUR), të publikuar më 25 prill, i vetmi universitet në listë nga RMV, “Shën Kirili dhe Metodi” kishte një rënie me 20 vende dhe tani është në vendin e 1964 nga 2000 universitete të monitoruara.