Lista e CIA-s sipas shkallës së vdekshmërisë, ja ku renditet Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut është në vendin e 42-të sipas shkallës së vdekshmërisë në listën e CIA-s në të cilën janë renditur 229 shtete në botë. Vendi ka një koeficient prej 9,61 raste të vdekjeve në 1.000 banorë në vit. Koeficienti, sipas metodologjisë së analizës, llogaritet si numër mesatar vjetor i rasteve të vdekjeve në 1.000 banorë në mes të vitit.

Sipas listës së CIA-s, bindshëm në vendin e parë në botë është Serbia me një koeficient prej 16,39. Në dhjetë vendet e para, përveç Serbisë, janë edhe Rumania, Lituania, Letonia, Bullgaria, Ukraina, Rusia, Estonia, Bjellorusia dhe Kroacia.

Të gjitha këto vende janë nga Evropa, dhe për këtë i njëjti grup i zë dhjetë pozicionet e para edhe në listën e vendeve evropiane me vdekshmërinë më të lartë. Nga vendet nga hapësirat e ish-Jugosllavisë, Kroacia është në vendin e 10-të, Sllovenia në vendin e 28-të, Mali i në vendin e 30-të dhe Bosnja e Hercegovina është në vendin e 32-të.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vitin e kaluar kanë vdekur 28.516 persona. Shkaktarët më të shpeshtë për vdekje kanë qenë sëmundjet e sistemit qarkullues (35.9%), komplikimet nga KOVID-19 (20,6%), neoplazmat (13.8%), sëmundjet endokrine, nutritive dhe metabolike (5.8%) dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (4.2%)