Shpetuesi i Zijadin Selës, Abdylfetah Alimi para pak çastesh është liruar nga paraburgimi në Shutkë. Siç merr vesh Pa Censurë, Alimi ka fituar lirinë me kusht. Ai u paraburgos muaj më parë me urdhër të prokurorisë për ngjarjet e 27 prillit që ndodhen në parlamentin e Maqedonisë.
Zijadin Sela kohë më parë dha garancë shtëpinë e tij për lirimin e Abdylfetah Alimit por gjykata e refuzoi. Abdylfetah Alimi ishte i punësuar ne Parlamentin e Maqedonisë ku shërbente si sigurim i parlamentit./Pa Censurë