Lirohet nga bu*rgu “Angelina Jolie e Iranit”, zbulohet fytyra e saj e vërtetë


Një vajzë iraniane, e cila u bë e famshme në Instagram duke postuar foto ku dukej si një version i frikshëm i Angelina Jolie, është liruar nga bu*rgu, ku mbahej nga regjimi i Iranit për mosrespektim të Shtetit Islamik në rrjetet sociale.

19-vjeçarja Fatemeh Khishvand nisi të modifikonte jashtëzakonisht shumë fotot e saj në vitin 2017 dhe atëherë tha se kishte bërë 50 operacione që t’i ngjante aktores Angelina Jolie. Dy vite më pas (tetor 2019) pranoi se thjesht bënte tualet dhe përdorte Photoshop për fotot e postuara në Instagram, por policia e arr*estoi menjëherë pas rrëfimit në televizionin shtetëror.
Ak*uzat ishin bl*asfemi, nxitje dh*une, përfitim të ardhurash në mënyrë të papërshtatshme dhe ndikim për keq te rinia e vendit.
Pas pre*sionit të madh mediatik, e reja u lirua nga bu*rgu.