Lirohet në procedurë të rregullt personi që goditi me veturë bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren mëngjesin e të premtes.

Një veturë ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën – bëhet fjalë për bashkëshortin e këngëtares Shkurte Fejza.

Policia ka thënë se ai ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Emergjencë, por se nuk është në rrezik për jetë.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia e Kosovës në Prizren.