Lirohet Enca Haxhia, u kap me vazo hashashi në shtëpi

Këngëtarja Enca Haxhia është liruar nga qelia, pas arrestimit për kanabis. Ajo u kap me disa vazo kanabis në ballkonin e shtëpisë, të cilat i kishte mbjellë, sipas saj për përdorim vetjak.

Ndaj Encës është vendosur vetëm masa detyrim paraqitje. Ajo nuk ka folur aspak në Gjykatë, por vetëm ka pritur vendimin.

Enca jetonte në banesën e saj me të dashurin. Ky i fundit nuk u arrestua kur policia kontrolloi banesën e këngëtares.