Lirohen nga karantina 234 persona në Maqedoninë e Veriut

Karantinën Shtetërore sot do ta lëshojnë edhe 234 persona, informon “Alsat”. Sipas statistikave të fundit në karantinë shtetërore mbesin edhe 1.653 persona.

Që nga fillimi i krizës si pasojë e Covid-19, me vendim të Inspektoratit Shtetëror në izolim janë futur gjithsej 4.288 persona.

Gjithashtu vërehet rënie e numrit të qytetarëve që janë në vetizolim. Që nga fillimi i krizës për shkak të shëndetit publik, 8.850 qytetarë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, prej të cilëve 6,591 tashmë janë liruar kurse 2,259 persona mbeten në vetizolim.