Lirim Isufi nga Kumanova fiton vendin e parë në garat e atletikës në Kosovë

Atleti 25 vjeçar, Lirim Isufi, nga fshati Rrahmanli i Kumanovës, zuri vendin e parë në garat e atletikës të organizuara nga Federata Atletike e Kosovës, të mbajtura në Malishevë. Ai arriti që në diciplinën 3000 m në vrapim të kryesojë vendin e parë, duke lënë mbrapa kështu atletin Emin Grajevci nga Kosova.

Në një intervistë të shkurtër Lirim Isufi tha se është i kënaqur me rezultatin e arritur dhe se do të vazhdojë ende trajnimet në këtë sport. U shpreh falenderues ndaj trajnerit, prof.dr. Isa Asllani dhe gjithë ekipit të KA Teuta- Kumanovë, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë. Ishte ky një miting i hapur, ku të drejtë pjesëmarrje kishin atletët nga të gjitha vendet e Ballkanit.