Në dalje të rrethit Gramshit rreth 4 km larg fshatit Lenie, në një lartësi rreth 1700 metra mbi nivelin e detit, ndodhet Liqeni i Zi.
Rreth 300 m larg tij ndodhet burimi i Liqenit të Zi pusi i ftohtë që përmban ujë me veti kurative në saj mineraleve dhe me temperaturë mesatare në kohë vere nga 2-4 gradë kur temperatura e ambjentit është 30-35 gradë. Ky liqen, përveç pamjes së bukur, mbart mbi vete edhe gojëdhënat se bën mrekulli.
Mijëra vetë, vijnë në këtë liqen për të ushtruar terapinë me ujë të ftohtë për shërimin e sëmundjeve. Dhe rezultatet duket se kanë qenë vërtet impresionuese aq sa tashmë në këtë liqen po vijnë dhjetëra turistë te huaj.