Liqeni i Ohrit pa koncesionar, rrezikohen peshqit

Boats at Lake Ohrid, near Pogradec, Albania

Liqeni i Ohrit tashmë dy muaj është pa koncesionar, sepse atij të deritanishmit i është marrë leja. Sipas njohësve të mirë, zgjedhja e koncesionerit të ardhshëm mund të zgjasë më shumë se gjysmë viti. Këtë periudhë të vakumit mund ta përdorin peshkatarët pa leje, gjë që mund ta përkeqësonte situatën e cila edhe ashtu është e keqe me fondin e peshqve në liqen, e cila edhe ashtu është e keqe, sidomos me troftën e Ohrit.

Ky është një boshllëk i madh, që peshkojnë ilegalisht. Ata këtë edhe e presin, të hyjnë disi dhe të përdorin rrjetën në liqenin e Ohrit. Prandaj, Ministria e Bujqësisë dhe inspektorati duhet të mobilizohen dhe të bëjnë një plan për mbrojtjen dhe të organizohet, në mënyrë që peshqit që janë aktualisht të pranishëm në Ohër të mos shkatërrohen – thotë Lazo Naumovski, Agronom Biolog.

Naumovski sugjeron që në të ardhmen menaxhimi i liqenit në vend që t’i jepet një biznesmeni privat, t’u jepet komunave të Ohrit dhe Strugës dhe atë vetëm për peshkim sportiv dhe turizëm, si e vetmja mënyrë që trofta të kthehet natyrshëm.

Në sektorin privat në zonën e pellgut të Liqenit të Ohrit, ai që dëshiron të kultivojë troftën e Ohrit në basene t’i jepet peshk i ri nga Instituti Hidrobiologji- shton Lazo Naumovski.

Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski thotë se koncesioni u konfiskua për shkak të mos përmbushjes së disa detyrimeve ligjore. Ai njoftoi se në procedurë qeveritare ishte përzgjedhja e një koncesionari të ri, me kushte që do të lejonin kapjen e sasive më të vogla të specieve të rrezikuara të troftës dhe të belushkës/Alburnusit.

Në këtë procedurë, ne bëmë ndryshime në pjesën e bazave të peshkimit së bashku me institucionet shkencore, në pjesën e mbrojtjes së belushkës/Alburnusit dhe troftës së Ohrit. Është e rëndësishme që në këtë periudhë kur nuk ka koncesioner, inspektorati po kryen punën e vet – deklaroi Lupço Nikolovski – Ministër i Bujqësisë

Në periudhën e kaluar, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë në Liqenin e Ohrit ka konfiskuar gjithsej 73 rrjeta peshkimi dhe 370 pjesë të belushkës/alburnusit. 13 persona të cilët u gjetën duke peshkuar pa leje do të duhet të paguajnë gjoba prej 500 euro.  Për një muaj pa një koncesionar do të mbetet edhe Liqeni i Dibrës. Koncesionari aktual Pepi Vinca thotë se për momentin situata me fondin e peshkimit është e mirë dhe se numri i peshkatarëve pa leje është reduktuar.

Edhe qytetarët e Dibrës kohët e fundit u organizuan në një iniciativë përmes së cilës kërkojnë që liqeni të mos jepet për peshkim ekonomik, por vetëm për peshkim sportiv. Thuhet që të rritet numri i peshqve do të duhet të paktën 6 vjet të mos ketë peshkim komercial. Së fundmi, rezervuarit Globoçicë pranë Strugës iu shtuan 40 kg ose 8.000 njësi trofte të re lumore dhe 1.700 njësi krapi.