Lionel Messi jep lajmin e hidhur, paralajmëron pensionimin pas Kupës së Botës

Një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messi ka hedhur dyshime për karrierën e tij me Kombëtaren e Argjentinës pas Kupës së Botës në Katar, transmeton Gazeta Metro.
Kombëtarja e Argjentinës sonte pas mesnatës ka arritur të mposht Venezuelan me rezultat të thellë 3-0, ndërsa golin e fundit e realizoj ish lojtari i Barcelonës, Lionel Messi.

Pas ndeshjes 34-vjeçari ka thënë se pas Kupës së Botës do të duhet të mendoj shumë gjëra, duke lënë të kuptohet që nuk është larg mendjes që ai të pensionohet nga Kombëtarja e Argjentinës.
Ai tha: ”Unë tani jam duke menduar për ndeshjen ndaj Ekuadorit, por pas Kupës së Botës do të më duhet të rimendoj shumë gjëra, varësisht nëse do të shkojë mirë apo keq.”
Gjatë karrierës së tij, Messi ka pasur gjithmonë më shumë sukses në nivel klubesh sesa me vendin e tij, por ai thotë se edhe para fitimit të Kupës së Amerikës ka qenë i lumtur me Kombëtaren e tij.

”Unë kam qenë i lumtur këtu për një kohë të gjatë, që para se të fitonim Kupën e Amerikës. Njerëzit po më tregojnë se më duan dhe unë jam mirënjohës, gjithçka rrjedh natyrshëm,” shtoi sulmuesi i PSG’së.
Këtë edicion me PSG’në ai nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë, pasi ka shënuar vetëm shtatë gola në 26 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa edhe eliminimi i hershëm në Uefa Champions League nga Real Madrid ka ndezur edhe më shumë kritikuesit e tij, sepse nuk bëri asgjë në dy ndeshjet.