Linjë telefonike falas në KSHZ për raportim të parregullsive

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do ta ketë të hapur numrin telefonik pa pagesë 0800 555 44 për raportimin e parregullsive të mundshme zgjedhore dhe shkeljeve të së drejtës së votës.

Të gjithë qytetarët e interesuar mund të telefonojnë ose të lënë koment në KSHZ së bashku me kontaktet e tyre për të marrë përgjigje për pyetjen.

Për qytetarët me dëmtim të shikimit, dëgjimit dhe të folurit në ditën e zgjedhjeve do të jetë aktiv numri i telefonit 076 488 360, ku përmes video thirrjes do të mund t’i bëjnë pyetje KSHZ-së dhe të marrin përgjigje në gjuhën maqedonase të shenjave. .

Faqja e internetit e KSHZ-së www.sec.mk është në dispozicion për të gjithë qytetarët, si dhe faqet e rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter dhe kanali YouTube.
1.353.990 banorë kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot.