Linja e re e smartfonëve Galaxy S10 paraqitet zyrtarisht në Tiranë


Një dekadë pas lançimit të të parit Galaxy S, Samsung solli linjën e re të smartfonëve – Galaxy S10 në Shqipëri. Vetëm pak ditë pas premierës botërore, të gjithë të ftuarit në hotel Plaza Tirana patën mundësinë të preknin nga afër tre pajisjet unike – Galaxy S10, S10 + dhe S10e – të cilat sjellin novacionet më të fundit në ekran, kamera dhe performancë.

Seria e re Galaxy S10, e cila përbën zgjidhjen më moderne dhe më të avancuar të Samsung, është projektuar për të përmbushur nevojat specifike të tregut të sotëm të smartfonëve dhe çdo pajisje ofron një eksperiencë të pakrahasueshme për çdo përdorues. Me një ekran të ri dinamik AMOLED, një kamera që ofron një lente ultra të gjerë, performancë inteligjente dhe karrikim të shpejtë, Galaxy S10 u ofron përdoruesve më shumë zgjedhje dhe vendos standarde të reja për smartfonët.

“Seria e Galaxy S ka qenë gjithmonë një sinonim për inovacionin që u jep përdoruesve një përvojë të pabesueshme. Sot, 10 vjet pas smartfonit të parë Galaxy S, ne paraqesim risitë e fundit në ekran, kamera dhe performancë që do të kënaqë edhe përdoruesit më kërkues.

Galaxy S na mundëson të futemi në një epokë të re teknologjike.”- tha Matthew Jinkyu Jeon, president i Samsung Electronics Adriatic. Me hardware dhe software të nivele të larta, funksione krejtësisht të reja për të përmirësuar performancën e inteligjencës artificiale dhe Wi-Fi, Galaxy S10 është pajisja më inovative e Samsung deri më sot. Si smartfoni i parë me HDR10 + të certifikuar, ekrani i tij shfaq një përmbajtje të gjallë digjitale me spekter të gjerë të ngjyrave për foto sa më reale dhe plot shkëlqim.

“Të gjitha pajisjet e Galaxy S10 janë krijuar duke u marrë parasysh dëshirën e përdoruesve tanë. Galaxy S10 është dizajnuar për përdoruesit që duan një telefon të mrekullueshëm me performancë të fuqishme. Për ata që kërkojnë një pajisje të tillë, është Galaxy S10 + telefoni specifikimet e të cilit janë në nivelin më të lartë. Galaxy S10e është ndërtuar për përdoruesit që kërkojnë veçori premium në një aparat kompakt”, – theksoi Pavle Zobundžija, drejtor i Telekomunikacionit në përfaqësimin rajonal të Samsung Electronics.

Galaxy S10, Galaxy S10 + i Galaxy S10 në tregun shqiptar do të jenë të disponueshme nga data 8 mars 2019. Çmimet fillojnë nga 111,499L për Galaxy S10, 124999L për Galaxy S10+ dhe 92999L për Galaxy S10e.

Porositë paraprake të Galaxy S10, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 kanë filluar që më 21 shkurt 2019, dhe të gjithë përdoruesit që kanë parapaguar Galaxy S10 ose Galaxy S10 + do të përfitojnë nga Samsung Galaxy Snaps.