“Lini ‘heroizmat’ e popullizmat”, Avdiu-Qeverisë: “Hapni sytë, po na çoni në humnerë”

Aktivistja Zana Avdiu ka kritikuar qeverinë për vendimin për targat, derisa ka thënë se kundër tij dolën Amerika e BE, ndërsa ambasadori amerikan Christopher Hill e bëri horë zv/kryeministrin. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kosova është viktimë por po duket si agresore, teksa ka shtuar se zhgënjimi i shprehur nga SHBA dhe BE duhet t’ia hapë sytë Qeverië, e cila po na dërgon në humnerë.
Postimi i saj i plotë:Kryeministrin tone e demanton Evropa;

Kunder vendimit te qeverise per targa del Administrata Amerikane;Zv kryeministrin e ben hore ambasadori amerikan Christopher Hill. Cdo vonese, cdo pengese qe Kosova e ben ne dialog te ndermjetesuar nga Perendimi, eshte ne dem tonin. Eshte koha me i lane “heroizmat” e popullizmat e budallakite tona “patriotike”, se e cuam posht nje shtet per te cilin kane vdeke njerez. E cuam posht nje shtet qe kemi mujte me e ba vec me ndihmen e te huajve.

Kur Amerika e ve ne pikepyetje te ardhmen e komunitetit serb ne Kosove, kjo tregon qe politikat qe po i ndjek Kosova, jane politika qe demtojne shtetin. Sepse nuk guxon as me mendu qe Kosova mu duke sikur po ia rrezikon te drejtat nje komuniteti. Merreni me mend ne cfare pozite ka dale Kosova, me kete politikeberje: me u dokte agresori, edhe pse eshte viktima. Amerika dhe Evropa e thane publikisht qe jane te zhgenjyera me Kosoven. Dhe, kjo qe u tha, duhet te ia hape syte qeverise, se ku eshte tu na cu: ne humnere!