Lindoni nga fshati Radushë magjistron në Berlin me notë 10.0

Lindon Aliti nga fshati Radushë i Shkupit është vetëm 25 vjeçar. Ai është një ndër studentët më të dalluar të Universitetit të Berlinit, ku tani edhe ka magjistruar me notë maksimale 10.00.

Lindon Aliti ka lindur në vititn 1995 në Berlin. Pas kryerjese së shkollimit të mesem, regjistron fakultetin Ekonomik, të cilin e kryen me suksese dhe diplomon në qershor të vitit 2018.

Pas kryerjese së fakultetit, në vjeshtë të vitit 2018 regjistron Masterin në drejtimin Ekonomi Informatike dhe Drejtësi, ku magjistroi në afat kohor në qershor të këtij viti me notë maksimale dhjetë.
Ai është ndër studentët e rrallë, ndoshta i vetmi shqiptar, që ka magjistruar në këtë degë shkencore.