Lindi mes bombardimeve ruse, nëna ukrainase rrëfen përjetimin: “Ishte mrekulli nga Zoti që shpëtuam”

Një dhuratë nga Zoti, e quan ukrainasja lindjen e vajzës pasi shtëpia e saj u godit nga forcat ruse. Shpërthimi ndodhi në bodrumin e shtëpisë ku ajo zakonisht fle, por atë natë, ajo arriti të mbijetonte sepse ndodhej në dhomën e djalit të saj Artem, sipas mediave të huaja. Lilia, 22 vjeçe, lindi para kohe dhe vetëm disa orë pasi forcat ruse bombarduan shtëpinë e saj në Kherson. Ngjarja ndodhi në orën 1 të mëngjesit të së hënës.

“U dëgjua një shpërthim në dy ose tre shtëpi më larg, pastaj dhjetë sekonda më vonë ne dëgjuam një tjetër dhe shtëpia jonë u godit. Nëse do të kishim fjetur në bodrum si zakonisht, ndoshta do të kishim vdekur.”
“Normalisht, kur ka bombardime, ne strehohemi në bodrum dhe çdo natë në katër ditët e fundit ka pasur bombardime”, tha ajo.

“Ngaqë isha shtatzënë pata një ndjesi të çuditshme dhe vendosëm të flinim lart në dhomën e Artemit.
“Ishte një mrekulli nga Zoti që shpëtuam,”tha ajo.