Një 33-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë në QSUT.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë pas lindjes në maternitet.
Gjithashtu mësohet se 33-vjeçarja kishte lindur ditën e djeshme, por për shkak të komplikacioneve pas procesit, ajo ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën.