Linda Halimi: “Babushat më kanë ofruar 10 mijë dollarë për të kaluar një javë me mua”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët dhe zërin e saj të fuqishëm.
Ajo jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa herë pas here viziton Kosovën dhe Shqipërinë për t’u çmallur me familjarët dhe për të realizuar projekte muzikore.

Së fundmi, Linda ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” direkt nga Amerika, ku ka treguar më të rejat e saj në rrafshin profesional dhe atë personal.
Ndër të tjerash, Linda nuk hezitoi t’i përgjigjej edhe pyetjes se si janë reagimet e saj dhe të bashkëshortit të saj kur të tjerët i shkruajnë komente ofenduese.

Këngëtarja me prejardhje nga Vitia theksoi se ajo dhe burri i saj, Big D, qeshin kur lexojnë komentet e shumta nga ndjekësve që lidhen me jetën e tyre private.

Linda madje vuri në dukje se një person i kishte shkruar mesazh privat duke i ofruar 10 mijë dollarë për të kaluar një javë me të.