Linda Halimi guxon shumë, tregon ‘live’ ndërhyrjen në të pasme

Këngëtarja e njohur shqiptare Linda Halimi prej vitesh tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka krijuar familjen e saj. Ajo është e martuar me Davon Edwards dhe çifti janë prindër të një vajze të vogël.
Linda është shumë e hapur me fansat në rrjetin social ‘Instagram’ ku ju përgjigjet pyetjeve të shumta dhe ndan momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar hap pas hapi, një ndërhyrje kirurgjikale që ajo ka kryer, edhe pse shumë prej ndjekësve të saj, mendojnë se ajo kishte një trup perfekt, pas shumë viteve palestër dhe kujdesi maksimal për format. Ajo ka ndërhyrë tek të pasmet, dhe të gjithë këtë transformim, e bëri para kamerave për një emision në Atlanta.

Përmes disa Instastory në Instagramin e saj, Linda ka treguar se mjekët i kanë zhvendosur sasi të dhjamit nga pjesë të tjera të trupit, më saktësisht barku, tek fundshpina. Madje ajo ka treguar se nuk ka patur peshë mjaftueshëm para ndërhyrjes, dhe mjekët i kishin dhënë kohë, të shtonte disa kilogramë, pasi siç tregon këngëtarja kjo është një nga ndërhyrjet klinikale më të rre*zikshme.

Ndërhyrja, që shkon deri në 15 mijë dollar si vlerë monetare, ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë. Mes tjerash, Lindita ka zbuluar se për katër javët në vijim e ka të pamundur të qëndrojë ulur por duhet të rrijë shtrirë në bark.
Për të gjithë ata që e kritikojnë, Lindita Halimi ka një përgjigje, e bashkë me të edhe një mesazh. “Është viti 2021, dhe është shumë normal kur do të bësh diçka, nuk është tabu. Është estetike, është personale”, ka thënë këngëtarja, që duhet përgëzuar për guximin.