Një kopsht zoologjik në Tennessee ka mirëpritur një gjirafë të rrallë pa shenja nëpër trup.
Gjirafa ka lindur krejtësisht në ngjyrë të kafenjtë, pa shenjat e zakonshme të gjirafave që i kanë në trup.
“Ekspertët e gjirafave besojnë se ajo është gjirafa e vetme në botë njëngjyrëshe”, ka thënë kopshti në një deklaratë.
Gjirafa e fundit që u regjistrua se lindi pa shenja ishte në vitin 1972 në Tokio, shkroi FoxNews.
Megjithatë, edhe pse në dukje është ndryshe nga të tjerat, gjirafa e vogël nuk dallon nga gjirafat e tjerat në veprime.