Lind një fëmijë që peshon 6.7 kilogramë

Një grua britanike ka sjellë në jetë një fëmijë që peshonte më shumë se 6.7 kilogramë. 33-vjeçarja Cherral Mitchell kishte nevojë për dy infermiere që ta nxirrnin jashtë bebushin për shkak të peshës.

Besohet se është i porsalinduri i tretë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar. Për këtë arsye, ai është quajtur si ‘Baby Hippo’ dhe ‘Butter Bean’.

Cherral, e cila ka tre fëmijë të tjerë, tha: “Ne nuk mendonim se ai do të ishte kaq i madh.
Të gjithë vazhduan të qeshnin kur i doli koka. Burri Tyson ishte sikur ‘oh Zot, ai është i madh. Infermieret thanë se duhet të jetë bebja më i madh dhe menjëherë kërkuan në Google”.