Lind “fëmija-ujk”/ Qime mbi shpinë dhe mjekër, vjen në jetë djali i veçantë

Ky është i vogli Jonathan, i cili erdhi në jetë mëngjesin e 28 janarit në spitalin “San Paul” të Minnesota-s.

Vogëlushi lindi me qime të shumta të zeza veçanërisht në pjesën e krahëve, shpinës dhe shpatullave. Teksa trajtoi plot humor faktin që i biri duket sikur ka pak mjekër, i ati i tij, 28-vjeçari Anthony Lopez, bashkëshorti 26-vjeçar i Nancy Rivera-s e cilësoi djalin një “fëmijë-ujk”.

“Jonathan është porsi një ujk i vogël. Nuk arrijmë dot ta besojmë që ka kaq shumë flokë. Shumë të afërm bënin shaka duke u shprehur se ky djalë do të niste të rruante mjekrën para se të mësonte të ecte. Ndërkohë infermieret shpreheshin se qimet do ta mbanin ngrohtë gjatë dimrit“, tregon i ati.

Mjekët deklarojnë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se qimet e të voglit do të bien ngadalë-ngadalë teksa ai rritet.