Limani: Zyrtarët e BDI-së më kanë dërguar ndërmjetësues

Disa ditë pas akuzave publike në adresë të BDI-së për korrupsion, reket, nipi dhe bashkëveprimtari i kreut të integristëve Ali Ahemetit, Fatmir Limani se zyrtarë të lartë të BDI-së i kanë dërguar ndërmjetësues për tërhequr kandidaturën për kryetar të Kërçovës.

Ka shokë të cilët edhe dje edhe sot janë munduar të luajnë rolin e ndërmjetësuesve por pa treguar saktë se nga vijnë dhe kush i dërgon duke më ftuar që edhe njëherë të bashkëpunojmë bashkë. Ndërkohë që qëndrimi im është i prerë, i paluhatshëm dhe i tillë do të mbetet deri në përfundim të gjithë këtij procesi që e kam filluar duke vazhduar që të punoj e zhvilloj këtë veprimtari si kandidaturë e pavarur, e cila do ti prij të gjithë këtij procesi- tha Limani.

Përkundër tentimit për të komentuar akuzat e Limanit, edhe sot heshtje në BDI. Zëdhënësi I parties Bujar Osmani nuk deshi të prononcohet, ndërsa kreu actual I Kërçovës Fatmir Dehari nuk përgjigjet. Limani nga ana tjetër tha për Alsat se nuk habitet me heshtjen e B DI-së pasi që është mësuar me sjelljen e tyre.

Nuk e kanë të lehtë të deklarohen, i kuptoj edhe ata por kur mbisundon e keqja tek e mira atëherë vjen deri te kjo. Unë në periudha të ndryshme i kam përkrahur me shpresën se do të bëhet më mirë duke u përpjekur që të shkoj nga e mira, por është bërë keq e më keq- pohoi Fatmir Limani, Kandidat i pavarur për Kërçovën.

Limani paralajmëroi se do të kandidojë si i pavarr në Kërçovë, ndërsa nga kreu I integrsitëve, Ali Ahmeti kërkoi që të pastroj partinë të cilën bashkë e themeluan nga struktura, siç i quan, të dala prej kontrollit të BDI-së. Limani tha se BDI ka devijuar ideologjikisht nga momenti që ka spastruar nga radhët e saj elementin e atdhetarëve, luftëtarët dhe të burgosurit politik.