Limaj: Nisma nuk do jetë pjesë e Parlamentit, koha për të fajësuar ka mbaruar


Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur konferencë për media pas rezultatit nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ-ja, Nisma nuk do të mund ta kalojë as pragun me votat që ka marrë, për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Duke uruar fitoren e Vetëvendosjes e cila me rezultatet aktuale ka dalë parti fituese, Limaj tha se do ta përcjellin punën e saj. “I urojmë fituesit të zgjedhjeve besimin që ka marrë nga qytetarët. Presim që t’i përvishen punës. Koha për të fajësuar ka mbaruar, është koha e punës dhe ne do vëzhgojmë zotimet që kemi marrë, do jemi aty për t’iu përcjellë”, tha ai.

Limaj tha se do të vazhdojnë të mbrojnë kauzën e tyre, pavarësisht se nuk do të jenë pjesë e parlamentit. “I drejtohem bashkëluftëtarëve që të vazhdojmë së bashku që zërin dhe frymën ta promovojmë në vend. Nisma nuk do jetë pjesë e parlamentit, por nuk do ndalë zërin e fuqishëm të nismës në kauzën tonë”, tha Limaj.