Kreu i NISMA-së Fatmir Limaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet hequr dorë nga veriu i Kosovës pas zgjedhjeve të djeshme në katër komuna të veriut ku serbët e kësaj pjese e bojkotuan procesin zgjedhor.
Kjo pasi sipas Limajt, Qeveria do të duhej të zgjidhte krizën politike që shkaktuan dorëheqjet e serbëve nga institucionet e jo të organizoheshin zgjedhje, kur sipas tij dihej epilogu i tyre, shkruan Gazeta10.
Serbët e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë viktimë e instrumentalizuar që sa dekada, dhe ende e kanë këtë problem nga Beogradi.
Në shumë raste ne në Kosovë me veprimet tona, ia kemi mundësuar Beogradi. Qytetarët kanë mbetë në mes dy zjarreve. Vazhdon ajo situatë e rëndë për ta.
Agjendet e këtyre njerëzve kanë fituar.
Kjo është rruga me e mirë e Kurtit për të heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë në vetëvete demokratike vetë mbajtja e tyre.
Nuk është detyrë ligjore e demokratike e zgjedhjeve edhe mori kush mori pjesë.”, tha Limaj.Sipas tij, kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq do të vazhdojnë me agjendat e tyre politike dhe mashtrimin ndaj qytetarëve të veriut.
“Ka humbur qytetari i Kosovës, ka humbur demokracia.
Ka humbur mundësia e integrimit, të bashkëjetesës, qytetaria. Përderisa kanë fituar edhe Kurti besoj edhe Vuçiqi, ata do të vazhdojnë agjendat e tyre politike, vazhdojnë tensionin e mashtrimin e të dyja palëve.
Në Beograd Vuçiqi shpalli triumf të unitetit historik serb, e Kurti këtu shpall fitore të shtetit dhe demokracisë.”, tha Limaj në Politiko.