Me intenzitet të lartë po vazhdojnë punimet rreth ndërtimit të ujësjellësit në Komunën e Likovës. Në pjesën qëndrore të kësaj komune thuaj se punimet janë kryer, për momentin punimet zhvillohen në fshatrat Mateç, Vishticë e Nikushtak.
“Në process e sipër janë punimet, duke vazhduar nga fshati Mateç, Vishticë, Nikushtak, nga fshati Sllupcan, Opajë, ku pas përfundimit të aksit Sllupcan, Opajë do të vazhdohet për fshatrat Vaksincë e Llojan që do të thotë se për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës, gypsjellësi për ujë të pijshëm do të përfundojë.” – u shpreh Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Kreu i komunës së Likovës Erkan Arifi, për TVM2 tha se pas përfundimit të të gjitha procedurave administrative, javën e ardhëshme do të bëhet edhe hudhja e gurthemelit të filter stacionit.
“Javën e ardhëshme në konsultime me Bankën Investuese dhe me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, do të vëndohet durthemeli i Filter Stacionit, i cili kap një koste rreth 1.400.000 Euro, të gjitha lejet paraprake janë siguruar, elaboratet kanë përfunduar, fizibiliti studimet, kontrata është nënshkruar nga ana e Bankës Evropiane Investuese, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Komunës së Likovës që don të thotë se javën e ardhëshme fillojmë me ndërtimin e objektit të Filter Stacionit”. – shprehet Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Objekti i Filter Stacionit do të ndërtohet në fshatin Likovë. Ndryshe projekti i ujësjellësit për komunën e Likovës njihet si projkti më kapital i kësaj komune Ujësjellësi në komunën e Likovës ndahet në dy krahë , njëri nga Likova deri në Nikushtak dhe krahu tjetër gjithashtu nga Likova e deri në Llojan.