Pamje rrënqethëse janë bërë publike nga policia amerikane ditët e fundit. Në të shihet nëna e pesë fëmijëve në orët e fundit të jetës së saj. Pothuajse tërësisht nudo, 43 vjeçarja Damaris Rodrigues, kishte katër ditë që po qëndronte në qeli.
Damaris nuk ishte akuzuar për ndonjë krim, por ajo vuante nga probleme të theksuara mendore, ndaj dhe bashkëshorti i saj, Rey, ka kërkuar ndihmën e policisë për ta qetësuar atë. Në thirrjen e tij ai ka thënë: “’Ajo ka një problem psikiatrik dhe nuk po sillet normalisht. Ajo është e dhunshme dhe tashmë më ka goditur dy herë, kam nevojë për një mjek”.
Vetëm katër ditë pas arrestimit Rodrigues u gjet e vdekur në qelinë e saj në Uashington më tre janar të këtij viti. Në raportin mjekësor pas vdekjes thuhej se ajo ka vdekur si pasojë e urisë, pasi për katër ditë e ndjera nuk kishte konsumuar asgjë.
Familja e 43 vjeçares ka ngritur padi ndaj institucionit të burgut në lidhje me vdekjen e personit të tyre të dashur, duke pretenduar se ajo është arrestuar gabimisht pasi vuante nga shëndeti mendor dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë mjekësore.