Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit në që ka pasur me përfaqësuesit e Odës Ekonmike të Maqedonisë Veri Perëndimore ka komentuar edhe propozim-ligjin për Prokuorinë Publike. Sela tha se gjatë takimit të ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska me deputetët e Aleancës për Shqiptarët janë pranuar disa vërejtje që ky subjekt politik ka ndaj propozimit ligjit të ri për Prokurorinë Publike.
“Është e qartë që Bashkimi Evropian kërkon që të kemi një ligj të ri për Prokurorinë Publike. Asnjë parti nuk duhet ta bllokoj këtë proces nga ana tjetër, deputetët tanë janë takuar me ministren e Drejtësisë dhe kanë theksuar vërejtjet tona për propozimin e ri, një numër i madh prej këtyre vërejtjeve janë pranuar”-tha mes tjerash Sela.