Ligji për PP, Xhaferi: Unë respektoj procedurat


Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se respekton procedurat e parapara me rregulloren për punën e Kuvendit. Ndërkohë që për mospajtimet e partive politike rreth propozim ligjit në fjalë dhe se u takon vet partive që t’i sqarojnë mospajtimet eventuale.

“Së pari unë udhëheqim nga procedurat që janë në parlament. Në parlament kanë ardhur dy projekt ligje, Ligji për Prokurorinë dhe Ligji për Këshillin e Prokurorëve, ku janë mospajtimet duhet të sqarojnë vetë partitë politike, unë nuk mund të ndërhyjë, këto janë procedura. Në rast se ka ndonjë gabim ose lëshim, atëherë propozuesi duhet të tërheq propozim, megjithatë deri në ora 17:00 të gjithë kanë kohë që të bëjnë intervenimet në rrastë se konstatojnë se ka ndonjë lëshim”, tha Xhaferi.