Ligji për ndërtimet e egra në Maqedoni kaloi në ENER, ministria do t’i shqyrtojë vërejtjet

Ligji për ndërtimet e egra ka kaluar në ENER, dhe vërejtjet në ditët në vijim do të shqyrtohen nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve thotë se ka vend për diskutim si në Qeveri ashtu edhe në Kuvend.

“Ky është ligj për të cilin ne konsultohemi përmes një procedure transparente. Ajo kaloi procedurën ENER, u dhanë vërejtje të caktuara të cilat do të shqyrtohen në Ministri në ditët në vijim, pas së cilës ne do ta dorëzojmë ligjin në Qeveri dhe kur të kemi tekstin përfundimtar, do ta paraqesim në Kuvend”, tha sot ministri Bllagoj Boçvarski, duke iu përgjigjur pytjeve të gazetarëve.

Ai theksoi se qytetarët dhe shoqatat civile kanë paraqitur vërejtje për propozim-tekstin, dhe në pjesën e ligjit që i referohet zonave të mbrojtura, ai tha se ato po veprojnë me kujdes.
“Ka pasur vërejtje nga qytetarët dhe shoqatat civile dhe ne tashmë po i përfshijmë disa prej tyre duke pasur parasysh se ky ligj është diskutuar për një kohë të gjatë. Në fushën e zonave të mbrojtura, ne kemi një qasje më të kujdesshme, të cilën besoj se pas miratimit të draft versionit përfundimtar që do të shkojë në Kuvend, do të kemi mundësinë të informojmë publikun për tekstin përfundimtar”, tha Boçvarski.