Ligji i Shtetësisë, Zaevi ka dilema ndaj tekstit

Kryeministri Zoran Zaev thotë se teksti i propozim-Ligjit për shtetësi i hartuar nga opozita shqiptare ASH-AAA nuk është kryekëput ai për të cilin është biseduar në takime. Megjithatë i pari i ekzekutivit është optimist se do të arrihet marrëveshje. Lëvizjes e deritanishme i vlerëson një hap të madh drejtë marrëveshjes mbi Ligjin për shtetësi.

Kemi bërë një hap të madh para. Na është dorëzuar propozimi, por nuk është ashtu për të cilin kemi biseduar. Ishte edhe konstatimi i tyre që për versionin përfundimtar të draftit duhet ta shqyrtojnë tekstin ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë bashkë me mua si Kryeministër, përfshi edhe ministrin e Bujqësisë që të mundet më pas propozimi të dorëzohet në procedurë parlamentare. Ka disa opsione brenda tekstit të cilat duhet t’i harmonizojmë bashkërisht- deklaroi Zoran Zaev.

Zaev nuk shpjegoi në cilat dispozita kryqëzohen qëndrimet e pushtetit me opozitën shqiptare.
Kreu i Alternativës Afrim Gashi tha se dallimet kanë të bëjnë me çështjet teknike dhe jo përmbajtësore.
Kryesisht jemi përmbajtur tek ndryshime për të cilat jemi marr vesh, por ka pasur edhe gjëra tjera për të cilat mendojmë se brenda këtij procesi është mirë të bëhen tani dhe të mos mbeten për më vonë. Por pse jo. Ne mund të ulemi dhe të shohim nëse kanë ndonjë vërejtje përmbajtjesore, ne jemi të gatshëm të merremi vesh- tha Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Teksti i propozuar nga opozita shqiptare parashikon dy mënyra përmes të cilave qytetarët përfitojnë statusin shtetas. Njëra ka të bëj me lindjen në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetra me natyralizim. Mënyra e dytë e i referohet edhe personave apatrit, ku përcaktohen disa kushte ligjore të cilat duhet plotësua.
Teksti i propozim-Ligjit për shtetësi, Marrja e shtetësisë me natyralizim, Të ketë mbushur 18 vite;
Deri në parashtrimin e kërkesës të ketë jetuar (në mënyrë ligjore) në RMV;

Të ketë siguruar banesë dhe mjete të vazhdueshme për ekzistencë; Të mos jetë i dënuar me burg në RMV ose shtetin ku jeton; Të mos ndiqet penalisht në RMV; Të zotërojë gjuhën maqedonase ose gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e popullatës; Të mos i jetë shqiptuar dënim për frekuentim në RMV;
Teksti i propozim ligjit i është dorëzuar edhe dy ministrave, atij të Brendshëm, Oliver Spasovski dhe ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Dy resorët thonë shkurt se janë duke e shqyrtuar ekspertët e këtyre institucioneve, ndërsa më pas do t’i adresohet kryeministrit.