Ligji i ri për falje, presidenti do të mund të falë vetëm për dënim e jo për ndjekje penale

Ministria e Drejtësisë është në fazën përfundimtare të tekstit të ligjit të ri për falje. Amendamenti më domethënës që është paraparë është se Presidenti i shtetit do të mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale të disa personave të caktuar. Nga ministria sqaruan për MIA-n se arsyet për miratimin e ligjit të ri për falje rrjedhin para së gjithash nga mangësitë dhe zbrazëtirat ligjore në Ligjin aktual për falje.

Ligji parshikon afate për veprimet e pjesëmarrësve në procedurën e faljes, si dhe është bërë harmonizimi terminologjik i emrave dhe koncepteve të veçanta.

Ministria e Drejtësisë

“Me projektligjin rregullohen afatet dhe llojet e faljes, veprimi i faljes, personat e autorizuar për paraqitjen e kërkesës për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen. Një nga ndryshimet më domethënëse është se Presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale. Risia e dytë e rëndësishme e parashikuar në Projektligj është krijimi i Komisionit në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, i cili përgatit mendim me shkrim të arsyetuar për kërkesën, të cilin Ministria e Drejtësisë së bashku me raportin për kërkesën ia paraqet Presidentit”.

Me këtë vendim pritet të kapërcehen rreziqet e mundshme që lidhen me të drejtat diskrecionale të ministrit të Drejtësisë. Nga ky institucion shtojnë së janë shumë domethënës edhe vendimet ku është përpunuar në detaje procedura e faljes.

Ministria e Drejtësisë

“Në atë drejtim janë paraparë afate të shkurtra për secilin nga institucionet që janë të përfshira në procedurën e faljes. Njëkohësisht vendimtare janë edhe dispozitat për përgjegjësinë penale të personave që veprojnë në lëndët”.

Falja është nja kompetencat themelore kushtetuese e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përcaktuar me nenin 84 të Kushtetutës. Gjithashtu, falja gjendet edhe në nenin 114 të Kodit Penal, i cili rregullon çështjet materiale dhe juridike të së njetës. Kuadri ligjor që rregullon në detaje këtë çështje është krijuar për herë të parë në vitin 1993 dhe është ndryshuar dhe plotësuar dy herë në vitin 2009 dhe 2016.