Liga Arabe dënon sulmin e Izraelit ndaj spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ka dënuar sulmin e Izraelit ndaj spitalit Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Aboul Gheit reagoi nga llogaria e tij në median sociale X lidhur me sulmin e spitalit në Gaza.

“Cili i sëmurë mendor bombardon qëllimisht një spital ku ndodhen njerëz të pambrojtur?”, tha Aboul Gheit, duke dënuar sulmin e Izraelit ndaj spitalit

“Institucionet arabe kanë dokumentuar krimet e luftës dhe kriminelët nuk do të shpëtojnë nga veprimet e tyre”, tha ai, duke shtuar se “Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë këtë tragjedi”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.