Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin Monstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash

Në Prill të vitit 2017, avokati i njohur maqedonas, Ignat Pançevski deklaronte se materialet e rastit të vгasjes së të rinjve maqedonas tek Liqeni i Smillkovës kanë qënë objekt i pazareve “ndër tavolinë”. Sipas tij, ekzistojnë biseda të pëгgjuara dhe fakte për zbardhjen e këtij rasti, por që opinioni nuk do t’i marrë vesh kurrë sepse të njëjtat janë pjesë e pazareve politike. Ai hedh dyshimet mbi rolin e ish kreut të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, të cilin e cilëson si njërin nga gjashtë personat nga hierarkia e shtetit, që kanë gisht në fshehjen e provave.

“Trajko Veljanovski është personi i parë që duhet ta ulë kokën e të largohet që aty dhe ta lejojë Kuvendin të funksionojë… Trajko Veljanovski është i pari nga gjashtë personat, me emra dhe mbiemra, secili me pozitë më të lartë e të rëndësishme e që merren vesh për fshehje dhe fshirje të gjuгmëve nga Liqeni i Smillkovës. Ai inçizim tonik është objekt i pazareve mes më shumë personave, të cilët e kanë atë material dhe ofrojnë para”, ka thënë avokati Pançevski.