Sindikalistët të dielën do të protestojnë pasi në afat prej 30 ditëve nuk u plotësuan kërkesat e tyre, miratimi i ligjit për të dielën si ditë jopune, rritja e pagave minimale në 18 mijë denarë dhe rritje graduale të pagave të tjera.
Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, ata do të bëjnë thirrje edhe për grevë të përgjithshme të punonjësve në sektorin publik dhe privat, sepse rritja e çmimeve tashmë ndikon në standardin e jetesës së qytetarëve.
“Aktualisht jemi në zyrën rajonale në LSM-së në Prilep dhe tashmë janë duke u formuar borde greviste nëse nuk plotësohen këto kërkesa. Kështu që të dielën do të dalim në protestë të përgjithshme që do të thotë të shprehim pakënaqësinë tonë jashtë orarit të punës, ndërsa grevë e përgjithshme do të thotë të shprehim pakënaqësi gjatë punës duke ndërprerë procesin e punës. Ne do t’u bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të sektorit privat dhe publik që të ndalojnë procesin e tyre të punës”, thotë Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave.
Sindikata kërkon edhe ndryshime në ligjin e pensioneve për shkak të pabarazisë mes punëtorëve.Pensionimi sipas aktiviteteve sepse sipas tyre është e gabuar që zyrtari administrativ dhe punëtori i ndërtimit të dalin në të njëjtën kohë dhe të ketë mundësi për pension të parakohshëm të punëtorëve në moshën 60 vjeçare.
Të dielën sindikatat do të nisin protestën para objektit të LSM-së, e më pas do të drejtohen drejt Kuvendit dhe selisë së Odës Ekonomike. Kërkesat do t’i dërgohen Ligjvënësit, organizatës së punëdhënësve dhe odës.