Lideri fetar infektohet nga virusi! Ai dite me pare akuzoi martesat e të njëjtës gjini për përhapjen e Covid-19!

Një udhëheqës fetar ukrainas që fajësoi martesat homoseksuale për përhapjen e koronavirusit ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Patriarku 91-vjeçar Filaret, i cili kryeson një nga kongregacionet më të mëdha ortodokse të Ukrainës, ndodhet tashmë në spital dhe në gjendje të qëndrueshme pasi u diagnostikua me sëmundjen pas testeve rutinë.

Diagnoza e Patriarkut u konfirmua të premten në një deklaratë të postuar në Facebook.
“Ne informojmë se…Patriarku i Shenjtërisë së Tij Filaret i Kievit dhe Gjithë Rus-Ukrainës doli pozitiv për Covid 19. Tani Shenjtëria e Tij Peshkopi është duke u trajtuar në një spital,” thuhet në deklaratë.

Filaret është një nga udhëheqësit fetarë më të shquar të Ukrainës dhe pretendon të ketë 15 milion ndjekës mes 42 milion njerëzve.
Së fundmi ai është vënë në qendër të kritikave nga grupet LGBT pasi në mars u shpreh se përhapja e virusit vdekjeprurës ishte ndëshkim hyjnor për marrëdhëniet brenda të njëjtit seks, që sipas tij janë mëkat.