Liderët partiakë të mendimit që shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm, nuk ka mitingje për zgjedhjet


Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill do të mbahen. Nuk ka shtyrje, për këtë nuk është bërë fjalë në takimin e djeshëm të liderëve, por për shkak të koronavirusit, masave dhe rekomandimeve, partitë politike do të zhvillojnë fushatë pa mitingje. Në takim të liderëve dje, tek kryeministri Oliver Spasovski lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i BDI-së Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe i lëvizjes BESA Bilall Kasami patën qëndrim të përbashkët se është me rëndësi shëndeti i qytetarëve dhe se do t’i respektojnë rekomandimet.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve. Në këtë drejtim, kërkova pëlqim i cili u pranua është e nevojshme të gjithë të tregojnë përgjegjësi dhe sillen me përgjegjësi”, deklaroi kryeministri teknik Oliver Spasovski, pas takimit koordinativ për ballafaqim me koronavirusin.

Është shumë e rëndësishme, tha Spasovski, që të gjitha partitë politike të tregojnë përgjegjësi për shëndetin e qytetarëve, t’i ndjekin rekomandimet e institucioneve dhe aktivitetet e tyre dhe dhe fushatën e zgjedhjeve ta përshtatin në bazë të asaj që është rekomanduar në masat nga ana e institucioneve.

“Për mua paraqet kënaqësi që pritej ajo që në takim u morr qëndrim unik se më me rëndësi është shëndeti i qytetarëve. Kjo është mbi të gjitha”, tha Spasovski.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se do t’i respektojë rekomandimet dhe masat e Qeverisë për përballje me koronavirusin dhe aktivitetet e saj parazgjedhore do t’i drejtojë përmes mediave, rrjeteve sociale dhe përmes lajfstrimigut.

“Shëndeti i qytetarëve është prioriteti më i lartë për të gjitha institucionet dhe subjektet politike. Shëndeti për secilin duhet të jetë mbi të gjitha”, deklaroi Zaevi, duke shtuar se partitë politike duhet të jenë shembull për respektimin rekomandimeve institucionale.

Theksoi se në takimin për shtyrjen e zgjedhjeve nuk është biseduar për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se mënyra e drejtimit të fushatës parazgjedhore do të harmonizohet me masat dhe rekomandimet dhe se ato janë për të mirën e qytetarëve për përballje të shpejtë dhe efikase me gjendjen.

Mickoski theksoi se është e sigurt se fushata zgjedhore do të adaptohet në kushte aktuale për shkak të koronavirusit dhe do të zhvillohet në mënyra alternative, përmes rrjeteve sociale dhe mediumeve dhe se nuk do të ketë mitingje partiake derisa zgjatë ndalesa për tubime publike.

“Nuk është shqyrtuar mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve. Ajo për të cilën kemi biseduar është të kemi një adaptim të fushatës zgjedhore. Nuk pati asnjë bisedë për temën e vonesës. Do të kemi një mënyrë alternative për ta zhvilluar fushatën, përmes rrjeteve sociale, përmes mediave masive, etj. Prej dere në derë, mënyrë tjetër, qasje të ndryshme, etj”, tha Mickoski.

Ahmeti theksoi se BDI-ja nuk do të ketë mitingje të mëdha për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill dhe se partitë politike do të gjejnë mënyrë si të punojnë dhe të veprojnë.

“Partitë politike do të gjejnë mënyrë se si do të punojnë dhe veprojnë. Sot mediumet janë shumë të zhvilluara. Bota elektronike është në nivel më të lartë dhe të gjitha partitë mund të komunikojnë përmes mjeteve elektronike”, deklaroi Ahmeti, pas takimit në Qeveri, me të gjithë kryetarët e partive politike në shtet.

Sela ka thënë se Aleanca për Shqiptarët do t’i ndjekë rekomandimet duke porositur se nuk ka nevojë për panik.

“Kjo situatë do të kalojë sikurse edhe të gjitha të tjerat. Ky është virus dhe pasojat e këtij virusi nuk janë më ndryshe prej pasojave të gripit sezonal. Gjithmonë si pasojë e gripit sezonal ka pasur pacientë të cilët kanë përfunduar në spital si pasojë e sëmundjeve kronike. Nuk ka nevojë për panik, njerëzit duhet të jenë solidarë”, tha Sela dhe ju bëri thirrje kompanive farmaceutike të mos e keqpërdorin situatën dhe të mos bëjnë përfitim prej mjeteve për dezinfektim.

Kasami, gjithashtu, theksoi se do t’i respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e Qeverisë për ballafaqim me koronavirusin dhe se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë tjera për komunikim me votuesit për t’ua transmetuar mesazhet dhe idetë e tyre. .